Nuk procedohet demarkacioni në Kuvend

Kryesia e Kuvendit e ka larguar sot nga rendi i ditës çështjen e demarkacionit dhe nuk dihet se kur do të kthehet përsëri kjo pikë.

Mirëpo, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka sqaruar se pse është shtyrë dhe nuk është proceduar në Kuvend çështja e demarkacionit.

“Shtyrja ka ndodhë për arsyen e arritjes së një konsensusi nacional. Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës përkrah BE-së dhe është një mesazh i qartë në drejtimin që do të ecë Kosova. Ka nevojë për një koncenus të gjerë nacional. Nuk është vetëm për liberalizimin e vizave por edhe një drejtim pozitiv i partneritetit të vendeve të NATO-s “, ka thënë ai.

‘’Më datën 8 shkurt do të kemi seancë plenare, ku do të diskutohen disa pika të rendit të ditës. Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Gjithcka është e zakonshme’’, ka deklaruar ai.