Nuk shkuan ministrat e LDK-së në mbledhje të Qeverisë, ja çka thotë Kurti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur hapat që do të ndërmarrin pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë se do të presin vendimi e plotë të Gjykatës Kushtetuese për të analizuar dhe për të vendosur për hapat e ardhshëm.

“Unë kam shprehur qëndrimin tim për këtë gjë”.

“Do ta presim aktgjykimin e plotë, për të analizuar nga këshilltarët tanë ligjor, më pastaj do të ndërmarrim hapat që nuk përcaktohen nga unë, por në organet e subjektit në Kryesi e Grup Parlamentar në një mbledhje të përbashkët të këtyre dy organeve në ditët në vijim”, tha Kurti.

Ndërsa, për mosprezencën e ministrave të LDK-së në mbledhjen e Qeverisë, ai tha se nuk e di arsyen.

“Për besë nuk e di pse nuk kanë ardhë, janë ministra në detyrë. Ministrat në detyrë e kanë detyrë mbledhjen e nganjëherë në mbledhje nuk kanë votuar, por nuk besoj që unë duhet të përgjigjem për mosardhjen e tyre”, tha ai.