Numërohen votat gabimisht në Komision, Vjosa Osmani s’e numëroi vetveten

Në votimin për projektligjin për demarkacion janë numëruar votat gabimisht. Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani ka harruar të numëroi vetveten duke bërë një gafë të momentit.

Osmani deklaroi se janë pesë vota pro projektiligjit për demarkacion, por që në fakt ishin gjashtë sosh.

Duart e ngritura janë nga Doruntinë Maloku (LDK), Time Kadrijaj (AAK), Vjosa Osmani (LDK), Danush Ademi (6 Plus), Evgjeni Thaçi Dragusha dhe Elmi Reçica, të dy nga PDK.

Pra, siç po shihet edhe në foto kanë votuar gjashtë deputetë./Indeksonline/