Nxirret nga uji trupi i pajetë i 37- vjeçarit që ra me kamion në liqenin e Kukësit

Pas disa orësh është nxjerrë trupi i pajetë i drejtuesit të kamionit që u rrëzua me automjetin e tij në Liqenin e Kukësit.

Ferit Lleshi, 37 vjeç është nxjerrë nga liqeni pas disa orë kërkimesh nga polumbarët e RENEA-s.

Automjeti tip kamion ra në liqen në rrugën e vjetër të Kukësit në Urën e Kolshit.

Ndërsa po sot në liqenin e Kukësit u nxor i mbytur një 16- vjeçar.

Lini një Përgjigje