OAK: Bankat me tarifat e tyre po vështirësojnë veprimtarinë e bizneseve

Oda e Afarizmit të Kosovës nëpërmjet një konference për media ka shprehur shqetësimin lidhur me problemet e bizneseve me Bankën Qendrore të Kosovës dhe me bankat komerciale në Kosovë.

Kryetari i Bordit të OAK Skënder Krasniqi tha se kamata prej 5 përqind për kthimin e parave të imta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomateve, numri i degëve të bankave, provizionet e POS-ve dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave “cash” në ATM, janë vetëm disa nga çështjet që shqetësojnë bizneset , shkruan Kosovapress.

Krasniqi tha se taksa është vendosur pikërisht nga BQK, por e cila nuk po reagon për të hequr këtë tarifë për 5 përqind për kthimin e parave të imta.

Ai tha se gjatë kësaj periudhe drejtues të OAK kanë mbajtur dy takime me guvernatorin e BQK-së për eliminimin e këtyre barrierave.

Kreu i OAK tha se shqetësim tjetër është edhe rritja e tarifës prej 26 përqind për sigurimin e automjeteve në vend.

Qendrim Kryeziu nga ISP Broadcast theksoi se kanë paraqitur disa vërejtje në BQK, si për mungesë të bankomatëve dhe mungesa e sigurisë për deponimin e mjeteve.

“Këto barriera po na shkaktojnë probleme për të bërë biznes. Edhe normat janë të larta për tërheqje të mjeteve në sportel. Neve na duhet që t’i tërheqim paratë në sportel për shkak të sigurisë. Këto probleme i kemi prezantuar edhe tek guvernatori i BQK-së”, Kryeziu.

Lini një Përgjigje