Objekti 320 metra i lartë do të ndërtohet në Danimarkë

0
303

Një ndërtesë mbi 320 metra e lartë do të ndërtohet në Danimarkë, konkretisht në Brande, një qytet prej 7,000 banorësh.

Kjo kullë, e projektuar nga studioja arkitekturore “Dorte Mandrup”, nuk do të jetë vetëm ndërtesa më e lartë në Danimarkë, por më e larta në Evropën Perëndimore.

“Do të jetë një pikë referimi që vendos Brande në hartë”, tha Anders Krogh Vogdrup, kreu i ndërtimeve, pasi këshilli vendor votoi projektin muajin e kaluar, transmeton ‘Scan’.

Në këtë qytet, peizazhi përreth është aq i sheshtë sa që kulla do të jetë e dukshme nga 60 km larg, përcjell albinfo.ch.

“Është e vështirë për të gjetur ndonjë qytetar që është kundër kullës. Të gjithë mendojnë se kjo është një ide fantastike, unë gjithashtu“, shprehet Morten Dickmann, gazetar i gazetës lokale. “Mediat daneze u përpoqën të gjenin dikë që kundërshtonte, por nuk mund të gjenin askënd”, thekson ai.