Objekti i çuditshëm në qiell shkakton polemika në internet

0
172

Pamjet e një objekti misterioz në qiell në Australi janë bërë virale në internet. Një banore në Gold Coast vuri re objektin e panjohur, e cila arriti të xhironte një video të shkurtër dhe e shpërndau në rrjetet sociale.

Sipas saj, objekti ishte i shndritshëm në formën e një topi, nga të dyja anës e të cilit “buronin” flakë. Disa përdorues sugjeruan se mund të jetë një send konvencional avioni, por të tjerë janë treguar skeptikë mbi këtë teori.

“Dukej pak më ndryshe. Unë nuk mendoj se ishte një aeroplan.”, tha ajo. Ende nuk ka pasur deklarata zyrtare rreth një meteori ose mbetjesh hapësinore në Australi.