“Obobo, tërmet i thashë gruas”, flet vlonjati që i vendosen tritol në 3 të natës: Kasap kam punuar, s’kam…

Tahsim Banushaj, pronari i shtëpisë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë të cilës iu vu tritol mëngjesin e sotëm ka treguar momentin e parë kur bashkë me të shoqen kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm.

Ai thotë se fillimisht kanë menduar se është tërmet dhe menjëherë është ngjitur lart në banesë, por më pas ka parë se ajo ka ndodhur para derës.

Shprehet se nuk ka konflikte dhe nuk e përjashton mundësinë që personat që kanë vënë tritolin të kenë ngatërruar objektiv.

“Ishim në gjumë ora 3 pa dhjetë. Dëgjojmë krismë, zhurmën e një dinamiti. Obobo tërmet i thashë gruas. Dolën gjitonit. Mora elektrikun dola lart nuk pashë asgjë. Kur erdha këtu pashë te dera. Nuk më shkon mendja te njeri.

Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por unë nuk i kam njeriu. Kam punuar si kasap. Ndonjë borxh, ndonjë kg mish. Fëmijët i kam të shpërndarë. Edhe mund të kenë ndërruar derë”, shprehet ai.

Gazeta shqip