OBSH: Kjo është epiqendra e re e koronavirusit në botë

Amerika e Jugut është epiqendra e re e Pandemisë së re të koronavirusit. Situata veçanërisht është alarmante në Brazil, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Amerika e Jugut është bërë një epiqendër e re e sëmundjes. Ne shohim që numri i rasteve po rritet në shumë vende të saj. Shqetësimi ka të bëjë me shumë prej këtyre vendeve por qartazi më i prekuri në këtë fazë është Brazili”, tha shefi i Urgjencave i OBSH-së, Michael Ryan.

Ndërkohë që Europa, ku COVID-19 u ka marrë jetën më shumë se 170 000 persona, po përparon drejt normalizimit të ngadaltë.

Ndërkohë,  Amerika e Jugut po regjistron një përparim të pashpjegueshëm të pandemisë, me pasoja të rënda edhe në ekonomi.

Sipas OBSH-së, Brazili ka gati 300 000 raste infektimi dhe 19 000 vdekje nga COVID-19 për 210 milionë banorë.