OBSH paralajmëron për përhapjen e fruthit në Evropë

Shpërthimet e fruthit do të vazhdojnë të përhapen në Evropë pa një përgjigje të fuqishme, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndërsa u bëri thirrje vendeve në rajon të vaksinojnë popullatat e pambrojtura.

34,300 raste janë regjistruar në rajon në dy muajt e parë të vitit 2019, sipas OBSH-së – trefishi i 11,436 rasteve në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në Shqipëri, Rumani dhe Ukrainë janë raportuar gjithsej 13 vdekje të lidhura me fruthin.

“Nëse përgjigja e shpërthimit nuk është në kohë dhe gjithëpërfshirëse, virusi do të gjejë rrugën e tij tek shumë individë të rrezikuar dhe potencialisht do të përhapet në shtete të tjera brenda dhe përtej rajonit”, thuhet në deklaratën e OBSH-së.

Sëmundja virale shumë ngjitëse ka bërë një rikthim në të gjithë globin – në vendet me të ardhura të larta në Amerikë dhe Evropë, si dhe në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Azi dhe Afrikë – pjesërisht nga frika dhe mungesa të qasjes ndaj vaksinave.

Lini një Përgjigje