OEK-u prezantoi rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), ka prezantuar rezultatet e studimit “Klima e biznesit në Kosovë”.

Ky studim është projektuar për të identifikuar dhe artikuluar pengesat e të bërit biznes për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe parashikimin e trendëve të ekonomisë së vendit në periudhë tre mujore ,ciklike dhe  gjashtë mujore, thuhet në komunikatën e OEK-ut.

Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu ka prezantuar  rekomandimet për institucionet relevante. Ai tha se përkundër dominimit të agjendës politike sektori privat ka shënuar ngritje pozitive.

“Në Kosovë përkundër një agjende politike të stërngarkuar, sektori privat është duke ecur  në hapa të sigurt para politikës, kjo dëshmon që në Gjermani edhe pse nuk ka pasur  koalicion qeveritar ka pasur trende ekonomike pozitive. Një dukuri e tillë në Kosovë përkundër dominimit të agjendes  politike, sektori privat po e dëshmon pjekurinë drejtë ardhmërisë të bazuar në ekonomi dhe dëshmon  një hap  që për ne vlersohet si hap i kënaqshëm. Kjo është  arritje falë një partneriteti publiko-privat, që OEK-u e ka zhvilluar me dikastere të ndryshëm e  vecanërisht me Ministrinë e Financave”, ka thënë Gërxhaliu

“Indikatorët që analizohen është indikatori i besueshmërisë , që ka shënuar një rritje prej 3,8 dhe është një hap pozitiv, jo i dëshiruar por është trend që jep optimizëm. Forma e bashkëpunimit me Ministrinë e Financave dhe ministritë e linjës do vazhdojë edhe më tutje. Një lobim i tillë po jep efektet e veta”, ka deklaruar Gërxhaliu.

Olivera Ceni, prezantoi të gjeturat e hulumtimit , “Klima e biznesit në Kosovë”, ku  tha se 84% e bizneseve vlerësojnë situatën biznesore në vend të kënaqshme.

“Gjetjet e studimit tregojnë së 84% e kompanive vlerësojnë situatën e biznesit si të mirë dhe të kënaqshme, ndërsa 16% ë tyre kanë deklaruar se situata e biznesit është e pakënaqshme.

Kjo situatë tregon se klima e biznesit në Kosovë konsiderohet e favorshme e të bërit biznes. Ndërsa krahasuar me 3 mujorin e vitit paraprak kemi një rritje prej 2 pikë përqindje e cila tregon çë situata aktuale e bizneseve ka pasur një përmirësim të vogël. Por 3 mujori i dytë i viti 2017 ishte më optimist dhe aktualisht situata ka filluar një përmirësim të lehtë pas një rënie që kishte në tremujorin paraprak”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

“Në sektorin e punësimit, 46 për qind e bizneseve kanë deklaruar se  do të rrisin numrin e punëtorëve, e cila do të ndikojë në uljen e papunësisë në vend. Komuna e Ferizajt, Mitrovicës dhe Prishtinës pritet të ofrojnë rritje të vendeve të punës”.66 % e sektorëve të ekonomisë presin që gjendja të përmirësohet në gjysmën e parë të vitit 2018, 29 për qind të tyre  presin të jetë e njëjtë, Janë 5 për qind e bizneseve që presin një rënie të aktivitetit të biznesit në vend. Indikatori ka shënuar rritje në këtë tre mujor; rritja jo shumë substanciale është simbolike, kjo tregon kontinuitetin e një trendi pozitiv të bizneseve”.

“Barrierat kryesorë të bizneseve janë: mungesa e mjeteve financiare, normat e larta të interesit në kredi paraqiten si barrierë kryesore, të tjera janë edhe procedurat doganore të  pasuara me koston  e lartë të energjisë elektrike. Ndërkaq edhe ekonomia joformale prezantohet si një ndër barrierat kryesore”,përfundoi Ceni.