Opinioni i një qytetari për ndotjen e ajrit

Ndotja e ajrit është bërë temë kryesore ditëve të fundit. Niveli i ndotjes së ajrit është rritur bashkë me shqetësimet për shëndetin. Ka pasur reagime të ndryshme lidhur me këtë çështje, madje sot kishte edhe protestë.

Bajram Beqiri nga Vushtrria, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, lidhur me ndotjen e ajrit që e ka kapluar qytetin e Prishtinës, në statusin e tij në “facebook” ka deklaruar:

“Sot, një gazetare e Expressit e shqetësuar për gjendjen e ajrit në Prishtinë,më kontaktoi dhe kërkoi mendimin tim si kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës; qka të veprohet?
A duhet të ndërpritet mësimi etj?
Me të vërtetë u ndjeva në siklet. Me gjithë shqetësimin që shpreha i thashë se nuk jam kompetent ta vlerësoi përqindjen e ndotjes së ajrit.

Ministria e Ambjentit dhe Planifikimi Hapsinor duhet të meret me këtë qështje shumë urgjente dhe shqetësuese për shëndetin e fëmijve dhe qytetarëve.

Po edhe sikur të nderpritej mësimi prapseprap këtë ajr do ta thithin fëmija.
Andaj apelojmë tek Ministria përkatëse me gjithë ata alamet zavendësministrash dhe personel, veproni më shpejt,ndërmerrni masa në mënyrë që ky ajër mos të bëhet vrastar i ardhmërisë së fëmijve tonë”.