Opozita bëhet gati për protestë, mëson qytetarët si të mbrohen nga gazi lotsjellës i policisë (video)

Opozita është e prerë që të shkojë në protestë përballë parlamentit ditën e nesërme edhe pse policia i ka refuzuar lejen për tubim me argumentin se cënon rendin dhe sigurinë e institucionit dhe deputetëve.

Madje nga rradhët e LSI-së është shpërndarë një video e cila instrukton qytetarët sesi të mbrohen nga gazi lotsjellës, i përdorur në masë nga policia gjatë protestës së fundit të opozitës.

Për më tepër ndiqni videon e përgatitur për t’i bërë ballë tymit që mund të hidhet ditën e nesër në protestën që pritet të zhvillohet në orën 10:00 të paradites.

Lini një Përgjigje