Opozita e ekonomistët i kundërvihen Qeverisë: Po degradohet shteti, po lulëzon propaganda me shifra

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se gjatë tri viteve në qeverisje kanë shënuar suksese në fushën e ekonomisë.

Partia në pushtet të dielën ka publikuar një tabelë ku proklamojnë se ka 4.8 për qind më shumë rritje të qarkullimit të bizneseve si dhe investimet kapitale kanë shënuar rritje.

Por ky subjekt politik thotë se këto të dhëna nuk po bëhen lajme.

Opozita e thotë të kundërtën.

Shala: Deklarimet e pushtetit për zhvillimet në ekonomi janë propagandë e tyre

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala deklarimet e pushtetit për zhvillimet në ekonomi i ka quajtur si propagandë.

Shala thotë për Front Online se në Kosovë lajmet për ekonomi janë jo të mira.

Ai ka numëruar edhe ndërrmarrjet të cilat janë në krizë ekonomike.

“Vetëvendosja nuk ka lajme në fushën e ekonomisë përveç propagandës me shifra kur e bënë ministri Murati e Kurti sepse kur s’ka zhvillime, investime, projekte, suksese nuk as lajme. Në ekonomi ka lajme të këqija. Trepça është afër falimentimit, posta në grevë, KOSTT-i me borxhe të mëdha, importi eksport, çmimet e inflacioni”, u shpreh Shala.

Ish-ministri i Financave: Veç degradim, përparim në ekonomi nuk ka me Qeverinë Kurti

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri në një prononcim për Front Online ka deklaruar se përparim në ekonomi me pushtetit aktual nuk do të ketë.

Sipas tij, veç degradim ka pësuar ekonomia.

Shatri thotë se deklaratat e Qeverisë aktuale për rritje ekonomike janë fushatë parazgjedhore.

“Veç degradim se përparim nuk ka në ekonomi sa të udhëheq Qeveria Kurti. Jemi në një vit zgjedhor dhe kanë filluar fushatën ju duhet të gënjen se s’kanë bërë asgjë e duhet t’i bindin qytetarët që kanë bërë punë”, thotë Shatri.

Kadrijaj: Qeveria ‘Kurti’ po e dëmton qytetarin, nuk ka realizuar asnjë premtim për rritjen ekonomike

Mustafë Kadrijaj, ekspert i ekonomisë situatën ekonomike në vend e ka vlerësuar si jo të mirë.

Krejt kjo si pasojë e qeverisjes së keqe të Kurtit, thotë Kadrijaj.

Ai deklaroi për Front Online se me këtë qeverisje po dëmtohet qytetari, duke mos realizuar asnjë premtim.

“Kjo qeveri është për të ardhur keq dhe qesharake kjo e fundit po na dëmton më shumë neve si qytetar sepse qeveria dëshiron që ne ti paraqesim të arriturat ekonomike por nëse flasim për premtimet e Kurtit nuk i ka realizuar as 70-80%”, theksoi Kadrijaj.

Kadrijaj ka kërkuar nga kryeministri aktual të kërkojë falje për mos realizimin e premtimeve të dhënë.

“Asnjë investim nuk ka deri sot dhe kur nuk ka investim nuk ke të arritura ekonomike me cilën logjik mund të kesh të arritura. Kemi rritje të inflacionit të mirëqenies ekonomike , largim nga qytetarët si asnjëherë më parë për çdo temë mund të manipulojnë për ekonomi jo se gjendja është e rënduar. Kurti duhet të kërkojë falje për premtimet e parealizuara”, potencoi ai.

Lini një Përgjigje