Opozita ka mbetur pa tema, prandaj po përmend mocionin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka bërë me dije se subjektet opozitare kanë mbetur pa tema, prandaj po merren me rrëzimin e qeverisë.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nëpërmjet mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë opozita po përpiqet ta tërheqë vëmendjen e opinionit.

Shala e ka vlerësuar joserioze këtë iniciativë, duke thënë se deri më tani nuk është treguar pse duan ta rrëzojnë këtë qeveri.

Sipas deputetit të Nismës Socialdemokrate, nuk pritet të ketë zgjedhje të parakohshme këtë vit.