Opozita në protestë, Rama zgjedh qytetin ku do të vijojë fushatën

Në një kohë kur opozita joparlamentare do të jetë në protestën e 7 kombëtare të thirrur prej tyre, mësohet se Partia Socialiste dhe kryeministri Rama do të jetë në Lezhë për fushatën elektorale ku do të prezantohet edhe kandidati i këtij qarku, Pjerin Ndreu.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një reagimi në Twitter, ndërsa thekson se në orën 18:00 do të jetë së bashku me Pjerin Ndreun në Lezhë për t’i dhënë një hov të ri fushatës.

Rama gjithashtu shkruan se Lezhës dhe Shëngjinit do t’i hapet një kapitull i ri për zhvillimin tursitik dhe ekonomik.

“Sot 18.00 fushata e 30 qershorit vijon me Lezhën, të cilës bashkë me Pjerinin do t’i japim një hov të ri me rrugën e re turistike Shëngjin/Velipojë e hapjen e një kapitulli të ri zhvillimi turistik e rural për ta vënë atë dhuratë të natyrës në funksion të ekonomisë e punësimit” shkruan Rama.

Ndërkohë nga ana tjetër një orë pas nisjes së fushatës së PS-së në Lezhë në Tiranë para kryeministrisë do të nisi tubimi i opozitës të ciliët vijojnë të theksojnë se nuk do të lejojnë që të kryhen zgjedhjet e 30 qershorit.