Ori Nebiaj nga Për’puthen bëhet deputete në Kuvend, është në radhë pas dorëheqjes së Alfred Rushajt

0
56

Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka dorëzuar mandatin e deputetin, akt të cilin do ta bëjë nesër zyrtar në Kuvendin e Shqipërisë. Vendin e tij në Kuvend do ta zërë Oriela Nebiaj.

Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Ori Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë.

Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti. Por mesa duket pas largimit të Rushajt, vjen radha e saj për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë, gjithmonë nëse pranon marrjen e mandatit.

Sipas rendit të votave personale të deputetëve, Rushaj do të duhej të zëvendësohej Petrit Doda, i cili ka qenë i renditur i 32-ti dhe kishte siguruar 5976 vota. Por për shkak të raportit meshkuj-femra, favorizohet Nebiaj.