Osmani: Albin Kurti të na kërkojë falje

Vjosa Osmani thotë se pret që Albin Kurti t’i kërkojë falje LDK’së për gjuhën që zyrtarë të saj pasi ka dështuar koalicioni parazgjedhor.

“Gjuha që është përdorë nga disa zyrtarë të Vetëvendosjes, që ka dështuar shkaku i mosgatishmërisë së tyre, është gjuhë për keqardhje që do të duhej të distancohej kreu i Vetëvendosjes.

Pres shumë që të ndodhë kjo në ditët në vijim”, ka thënë Osmani.

Sa i përket deklaratës së Glauk Konjufës se Osmani do të mund të ishte kryetare e Kuvendit, ajo thotë se ‘e trajtuan si figurë shahu’.

“Pozitën ma cakton qytetari i Kosovës, jo Vetëvendosja”, ka thënë Osmani.

Lini një Përgjigje