Osmani dhe Gërvalla sot nisen drejt SHBA-ve

0
142

Vizitat zyrtare të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, do të vazhdojnë edhe për disa ditë.

Presidenca bëri të ditur ditë më parë se pas vizita në Gjermani i lë vend vizitës në Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Klankosova.tv.

“Java e Presidentes Osmani nisi me pritjen e delegacionit nga Emiratet e Bashkuara Arabe, duke vazhduar me vizitën zyrtare në Gjermani dhe në fundjavë ajo do të udhëtojë drejt New York”, tha ditë më parë Blerim Vela, Shef i Kabinetit të Osmanit.

Klan Kosova nga burime të veta brenda Presidencës merr vesh se bashkë me Osmanin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së sotme do të udhëtojë edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.