Osmani pret në takim Hovenierin, e njofton për synimet destabilizuese të Serbisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të përjavshëm, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në njoftimin e lëshuar, bëhet e ditur se Osmani e Hovenier kanë diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare. Në takim potencohet se është diskutuar edhe për çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia.

Osmani dhe Hovenier kanë diskutuar po ashtu edhe për luftimin e dhunës mbi baza gjinore e për çështje të tjera.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka diskutuar lidhur me bashkërendimin e agjendës ndërkombëtare, çështje të sigurisë, duke pasur parasysh kërcënimet e vazhdueshme dhe destabilitetin e krijuar nga Serbia, çështje që kanë të bëjnë me të drejta të komuniteteve joshumicë, përpjekjet e përbashkëta për luftimin e dhunës mbi baza gjinore, si dhe një sërë çështjesh të tjera të interesit të përbashkët”, bëhet e ditur në njoftim.

Lini një Përgjigje