Osmani: Taksa nuk i mbron kufijtë, ata i mbrojmë ne

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se tarifa ndaj mallrave të Serbisë nuk i mbron më kufijtë e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Kështu ka thënë ajo në një intervistë për RTK-në, duke shtuar se tash kufijtë i mbrojnë Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

“Sot tarifa nuk na mbron nga diskutimet për kufijtë. Është Qeveria dhe Kuvendi që nuk lejojnë diskutimet për kufijtë. Jemi ne që nuk do t’i lejojmë këto tema. Nuk na mbron më tarifa”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se kur Qeveria e kaluar e kishte vendosur taksën, ajo ishte një masë mbrojtëse për idenë e ndryshimit të kufijve në dialog me Serbinë.