OVL e UÇK mbanë konferencë për media me të ftuarin e ri të Gjykatës Speciale

0
486

Me anë të një ftesë për mediat, OVL e UÇK ka njoftuar se sot do ta bëjë të ditur edhe një nga ftesat e reja që ka ardhur nga Gjykata Speciale për ish-luftëtarët e UÇK-së.

“Ju njoftojmë se sot më 27 mars 2019, në ora 14:30, në Selinë Qendrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të mbahet konferencë për media, ku do të prezantohet një nga bashkëluftëtarët tanë, i cili ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Ju mirëpresim!”, thuhet në ftesën e shpërndarë për medie nga ana e OVL e UÇK. /Fokusi.info/