OVL-UÇK e quan politik vendimin e Apelit për Gucatin e Haradinajn

49

Paneli i Gjykatës së Apelit sot ka bërë shpalljen e aktgjykimit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, duke ua ulur dënimin vetëm për tre muaj.

Lidhur me këtë ka reaguar ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se edhe vendimi i sotëm ndaj tyre është politik.

Postimi i tij i plotë:

Ashtu siç e kemi thënë vazhdimisht që nga themelimi i saj, ashtu e konsiderojmë se Gjykata Speciale është gjykatë politike.

Në vend se të hetohen skandalet e prokurorisë së dhomave të specializuara që ju dolën nga zyrat e tyre në Hagë, gjykata vazhdon me vendim politik ndaj krerëve të OVL UÇK-së Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.