OVL UÇK: I vetëshpalluri gazetar britanik, ka punuar dhe punon për interesat ruse

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me anë të një reagimi ndaj gazetarit Graham Phillips, ka thënë se nuk mund ta njollosin luftën e UÇK-së. 

“Organizata e Veteranëve të Luftës, nuk është e habitur me Graham William Phillips, i njohur për skandale të mëhershme, të vetëshpallurin gazetar ushtarak britanik, për shkak se ai ka punuar dhe punon për interesat ruse.

Të gjithë e dimë se edhe më herët janë bërë shumë akuza ndaj UÇK-së, si nga Del Ponte e më vonë nga Dick Marti e raporte të tjera, por luftën e saj nuk do të mund ta njollosin”.

Lini një Përgjigje