OVL UÇK shpreh ngushëllime për vdekjen e Haradin Balës

0
247

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një telegrami  i shpehë ngushëllime familjes Bala, me rastin e vdekjes së  ish-ushtarit të UÇK-së Haradin Bala.

Ja telegrami i plotë i OVL UÇK-së

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shprehë ngushëllimet më të thella për familjen Bala, me rastin e ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Haradin Bala.

E nderuara Familje Bala!

Mbahuni e qëndroni të fortë në këto momente dhimbjeje që ndjeni për babain e juaj. Ai nuk ishte vetëm i Juaji por edhe i popullit sepse dihen kontributet e mëdha të tij, që dha për çështjen kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Kryesia e OVL të UÇK-së