OVL UÇK: Vendimet duhet të bazohen në Kushtetutë, e jo të bëhen arbitrare

0
877

OVL e UÇK-se janë duke percjellur me vemendje dhe shqetesim zhvllimet ne Kosovë, qofte ato lidhur me pandeminë e Corona virusit “Covid 19” si dhe zhvillimet politike.

OVL e UÇK-së kërkon angazhim maksimal te të gjithëve për perballimin me pandeminë dhe shpreh solidaritet me të prekurit nga virusi,mjekët, infermieret,policinë dhe cilindo qytetar që jap kontrobutin e vet.

OVL e UÇK-së konsideron se angazhimi duhet të jetë unik dhe profesional sipas standardeve të botës demokratike. Kjo situatë nuk mund të jetë arsye e askujt e as e Qeverisë së Republikës së Kosovës që të shkel Kushtetutën dhe vlerat e lirisë demokracisë dhe shtetit tonë apo të drejtat e qytetarëve tonë.

Në çdo rrethanë kërkojmë qe secili të veproj sipas Kushtetutës dhe të mos i cenojë vlerat apo të drejtat tona për të cilat aq shumë ka luftuar nga populli yne. Çdo kush që mendon se do ta uzurpojë ndonjë të drejtë kushtetuese duke shfrytëzuar kohën e pandemisë apo me qellim të ruajtjes së pozitës së vet, do ta ketë reagimin institucional dhe demokratik të OVL- UÇK-së por edhe të popullit tonë.

Andaj, ftojmë Qeverinë qe të tërheq vendimin qe kufizon te drejtat tona njerëzore të garantuara me Kushtetutë dhe ftojmë Kuvendin e Kosovës dhe institucionet tjera që ta japin reagimin  në mbrotje te të drejtave të garantuara me Kushtetutë.

OVL-UÇK-së thekson se qellimi yne i luftës ka qenë ndertimi i shtetit demokratik te bazuar në Kushtetutë dhe ligje e jo në veprime autoritare të cilat cenojnë këto vlera.

Prishtinë 23.03.2020                                          Kryesia e OVL UÇK-se