OVL UÇK vizitohet nga drejtuesit e Komunave Skënderaj dhe Drenas

Sot OVL UÇK-në e vizituan drejtuesit e Komunave Skënderaj dhe Drenas: Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari e nënkryetari Nuredin Lushtaku, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe zv. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Avdyl Imeri.

Në një prononcim për Fokusi.info, kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati deklaroi se në këtë takim u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve të luftës së UÇK-së.