PA LIDHJE

0
60

Shkruan Arben Fetoshi:

PA LIDHJE

Edhe pse 143 vjet më parë kulmoi vetëdija jonë kombëtare me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit (LSHP);

Edhe pse 22 vjet më parë filloi tërheqja e Serbisë nga Kosova, pas nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë;

Sot në Tiranë, Serbia “demokratike” rishfaq fytyrën e saj të para 143 vjetëve ndaj shqiptarëve në Sanxhakun e Nishit,

Sot në Prishtinë, Kisha Serbe mban liturgjinë e parë në “faltoren politike” brenda hapësirës së UP-së, dhe

Nesër në Bruksel, Serbia do të luajë sërish në teatrin e ironisë shqiptare, sepse ne vazhdojmë të jemi PA LIDHJE.