­Pacientja nga Shëndeti Mendor në Shtime dërgohet e vdekur në Shtëpinë e Shëndetit

0
232

Një paciente nga Qendra Integruese e Shëndetit Mendor është dërguar pa shenja jete në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime.

Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se është duke u hetuar vdekja e pacientes si trupi i saj është dërguar për obduksion.

“Nga Qendra Integruese e Shëndetit Mendor, ishte sjell në Shtëpinë e Shëndetit pa shenja jete viktima femër K-Shqiptare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/