Pacolli: Agim Bahtiri është fajtor për largimin e Albena Reshitajt

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli tha në T7 se për largimin nga pozita e ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka faj edhe Agim Bahtiri.

Ai duke mos dashur të hyj në detaje tha se një pjesë të fajit për largimin e Reshitajt ka qenë edhe Agim Bahtiri.

“Të ministrja ka qenë shumë e vështirë që të ndërrohet ministrja, vazhdon të jetë enigmë sepse nuk dua as të mendoj për të. Nuk ka qenë fajtore vetëm ajo por edhe Agim Bahtiri në atë storje, ndoshta ka qenë një favor tepër i madh që ju kish ba z.Bahtiri. Shkuarja e saj ka qenë vullnet i imi, u shpreh Pacolli.