Pacolli kërkon lirimin e shtetasit kosovar që u arrestua nga Policia serbe

0
210

Kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të shtetasit kosovar, Nezir Mehmetajt, që u arrestua mbrëmë nga policia serbe.

Pacolli ka thënë se zyra e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit, transmeton Klan Kosova.

“Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike”.

“Kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve”.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.