Pacolli tërheqë dy ambasadorë nga Misionet Diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli më 30 maj, ka kërkuar, bazuar në dekretet e presidentit Hashim Thaçi, tërheqjen nga Misionet Diplomatike të Kosovës të dy ambasadorëve.

Bëhet fjalë për ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiu dhe atë në Mal të Zi, Skënder Durimishi.

“Duke shprehur konsideratë të lartë për punën dhe angazhimin tuaj, ju drejtohem me këtë letër, lidhur me dekretin e Presidentit nr. DTD 005-2018, datë 09.03.2018, për tërheqjen nga Misioni Diplomatik të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, si dhe me dekretin e Presidentit nr. DTD 010-2018, datë 06.04.2018, për tërheqjen nga Misioni Diplomatik të Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skënder Durmishi”, thuhet në letrën e Pacollit me rastin e tërheqjes së ambasadorëve.