Pafuqia e shtetit

Ka një muaj e gjysmë që katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje dhe sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale në nenin 56 pika 3, nënpika c mandati i kryetarit të komunës përfundon nëse ai jep dorëheqje.
Në këtë rast, pas miratimit nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal të dorëheqjeve, Presidenti i Kosovës është i obliguar që në përputhje me afatet ligjore t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në këto katër komuna. Por kjo nuk ka ndodh! Siç duket pafuqia e Kosovës për ta shtrirë sovranitetin në këto komuna po e qon këtë pjesë të vendit drejt një kaosi ligjor dhe faktik.

Lini një Përgjigje