Pak minuta para seancës, Haradinaj e teston votën e AAK-së

Kanë mbetur vetëm edhe disa minuta që të filloj seanca e Kuvendit të Kosovës, ku pritet që të fillojë seanca për Demarkacionin me Malin e Zi. Kësisoj, kryeministri Ramush Haradinaj, njëheresh edhe kryetar i AAK-së, e ka mbledhur grupin parlamentar të partisë së tij. Sigurisht për ta testuar se kush është, apo sa vota i ka saktësisht për Demarkacionin.

“Diskutim me Grupin Parlamentar të AAK-së para seancës së Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në faqen zyrtare në Facebook.