Pako eksplozivi te zyra e avokatisë pranë gjykatës, rrethohet zona

Dyshimet për një sasi lënde plasëse pranë një zyre avokatie në Vlorë kanë vënë në panik punonjësit dhe kalimtarët, ndërkohë që policia është angazhuar me urgjencë për të bërë rrethimin e zonës.

News 24 bën me dije se zyra e avokatisë ndodhet pranë gjykatës së rrethit.