“Pakti” për ruajtjen e një sekreti në Vetëvendosje!

Gazetari Agron Halitaj ka ngritur dilema në lidhje me mënyrën se si po ndahet Vetëvendosje.

Ai në një shënim në Facebook ka thënë se mënyra se si kjo parti po ndahet po na lë të kuptojmë se ka një pakt për ruajtjen e sekretit në VV.

Shënimi i plotë i tij në Facebook:

“PAKTI” PËR RUAJTJEN E NJË SEKRETI NË VETËVENDOSJE!

“Ashtu siç e kanë mbajtur për gjatë kohë sekretin e përplasjeve të brendshme në parti, drejtuesit dhe ish- drejtuesit e Vetëvendosjes, tash me mjeshtri po përpiqen ta mbajnë të fshehtë arsyen kryesore që ka quar në ndarjen e subjektit politik të tyre. 
Si ata që po mbesin në trungun e VV-së, si ata që po përgatiten të lëshojnë “rrënjë të reja”, sikur kanë krijuar një pakt të mirëbesimit që të mos e ngacmojnë njëri- tjetrin vetëm kah ana e parasë, pazareve e interesit. 
A në të vërtetë, duke e mbajtur të mbuluar vetëm anën e përfitimeve materiale, vetvetiu po lënë për të kuptuar se thyerja e partisë e ka burimin pikërisht te materializmi. 
Palët në konflikt janë të vetëdijshme se asgjë nuk i dëmton më shumë se shpërthimi i aferave të mundshme korruptive. 
Megjithatë, të dyja palët duhet ta kenë të qartë, se nëse aferat i kanë shpërthyer LDK-së, i kanë shpërthyer PDK-së, AAK-së, AKR-së e ndonjë partie tjetër, pashmangshëm do t’u shpërthejnë edhe atyre”. 
Në mos sot, nesër!