Pal Lekaj i AAK-së: “Juristja” Vjosa Osmani, na paska dërguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese

529

Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Pal Lekaj ka reaguar pas raportimeve në media se ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka shpallur zgjedhjet në mënyrë anti-kushtetuese.

Lekaj në një postim të bërë në Facebook ka ngritur dyshime se Vjosa Osmani mund të ketë bërë falsifikim dokumentash.

Më poshtë keni reagimin e Lekajt:

Në nguti për të ju pershtatur liderit të saj, “juristja” Vjosa Osmani, nën petkun e u.d. të Presidetes, na paska derguar në zgjedhje duke i shkelur procedurat Kushtetuese.
Kjo histori po shkon më larg se kaq, deri te dyshimi për falsifikim dokumentash.
Egoja e madhe për pushtet e ka shtyrë atë në gabime amatoreske procedurale të pa logjikshme.

Kosova nuk ka nevojë për Presidentë të tillë.