Pal Lekaj, LDK-së: Ata kanë qenë qyqarë (Video)

0
340

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se nuk i bie pishman që ka hedhur gaz lotsjellës në mandatin e kaluar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lekaj ka thënë se Qeveria e kaluar e kryeministrit Isa Mustafa nuk ka marrë asnjë vendim të madh që ka shkuar në favor të vendit, njofton Klan Kosova.

“Ajo Qeveri ka qenë si fëmija, si një fëmijë i papjekur”, ka thënë Lekaj në Info Magazine.

 

Nënkryetari i AAK-së ka theksuar në Info Magazine se Mustafa ka sjellë në kuvend ligje si për ushtrinë dhe më pas i ka tërhequr.

“Qeveria Mustafa ka gabuar sepse nuk ka qenë e gatshme me 89 deputetë të marrë vendime ku do të ishim krejt ndryshe tash si vend. Për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe kemi qenë korrektë kur kemi protestuar”.

Për hedhjen e gazit lotsjellës, Lekaj ka theksuar se ka qenë në funksion politik:

“Kanë qenë veprime politike për të ndaluar një të keqe për vendim tim. Nuk pendohem për asnjë veprim që shkon në të mirën e vendit, siç kanë qenë Asociacioni dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Ne si deputetë jemi betuar që ta mbrojmë sovranitetin dhe integritetin e vendit”.

“Në kuadër të asaj kemi marrë veprime politike që kemi ndaluar Asociacionin dhe sot është në sirtar. Asnjë Qeveri s’mund të marrë vendime antikushtetuese”.