Pal Lekaj: Qeveria nuk rrëzohet me votat e kësaj partie

0
273

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati.

Leka ka shkruar se deputetët duhet ta trajtojnë më me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet.

“Nëse deputetët e Listës Serbe kanë vendosur ta presin seancën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, atëherë pritja për ta do të zgjasë deri në përfundim të këtij mandati. Prandaj, unë u bëjë thirrje që ta trajtojnë me seriozitet detyrën e deputetit dhe t’i lënë anash kërcënimet”, shkruan Lekaj në rrjetin social Facebook