Pallaska: Kurti e Osmani nuk kanë aftësi me u përballë me Serbinë

Njohësi i çështjeve politike/juridike, Dastid Pallaska tha se Vjosa Osmani e Albin Kurti nuk kanë aftësi personale me u përballë me Serbinë.

Ai në Pressing tha se këto dy personalitet kanë ndërtuar karrierën e tyre duke përmendur gjatë gjithë kohës Hashim Thaçin, përcjell Periskopi

“Këta dy bartës ,(Kurti-Osmani) nuk kanë aftësi personale me u ballafaqu me Serbinë, këta janë tu u marrë me arsyetimin e humbjes, qysh e kanë ndërtu karrierën tyre me emrin e Thaçit. Këta janë duke pranuar që janë duke humbur me Serbinë, dhe po tentojnë që këtë humbje ta lejnë fajin Thaçit”, tha Pallaska.