Palmer: Të pezullohet taksa 100% ndaj Serbisë

0
327
Taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës duhet të pezullohet sa me parë që t’i hapet rrugë dialogut për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, kështu po thotë ushtruesi i detyrës së zëvendësndihmësit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Palmer ka treguar përsëri se qëndrimi i Qeverisë amerikane mbetet po ai i njëjti, t’i hapet rrugë dialogut me pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje historike mes dy vendeve.
Këto deklarata kanë ardhur pas një bisede mes Palmerit dhe ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtic, duke thënë se të gjitha temat e hapura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen me dialog.

Mbështetja e SHBA-së për krijimin e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Kosovë është me rëndësi të madhe”, deklaroi Jevtic, për “N1”, transmeton Gazeta Metro.
“Ndërkaq, SHBA’të i kanë kërkuar Kosovës që t’i përmbush 8 kushte në mënyrë që marrëdhëniet mes dy vendeve mos të acarohen, njëra nga këto kushte është pezullimi i taksës 100%.
Po ashtu, Ambasadori i SHBA’së në Kosovës, Philip Kosnett, ka thënë ditë më parë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të finalizohet gjatë këtij viti.