Pamje magjepsëse nga Prishtina- Ja si u formua simboli i NATO-s në qendër të kryeqytetit

Tanimë në sheshin “Skenderbeu”, kanë arritur edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Albright, shkruan Gazeta Blic.

Të shoqëruar nga krerët e shtetit të Kosovës dhe forca të shumta të sigurisë, ata u bashkuan në mesin e mijëra personave për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Teksa ata u hyjnë në shesh, në prapavijë dëgjohej melodia e këngës “Baresha” nga Nexhmie Pagarusha.

Lini një Përgjigje