Pamje nga aksidenti i rëndë në Elbasan, makinat bëhen ‘copash’ nga përplasja ballore

Një video e re ka mbërritur në redaksinë JOQ Albania lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Elbasan. Si pasojë e aksidentit humbi jetën një 36 vjeçar.

Nga pamjet shihet momenti i përplasjes së mjetit tip “Volkswagen” me një furgon pasagjerësh. Mjeti tip “Volkswagen” ka tentuar të shmangë një tjetër mjet, por nga shpejtësia e madhe drejtuesja nuk ka aritur të manovrojë në kohë.

I riu që humbi jetën ishte pasagjer në këtë makinë, ndërkohë u plagosën 8 persona të tjerë përfshirë dhe shoferen e “Wolkswagen-it”.