Pamje të mrekullueshme nga droni të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”

Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skënderajt,20 vjet pas luftës është ndër vendet më të vizituara në Kosovë.

Vizitorët, jo vetëm në data historike, por edhe në data të zakonshme vizitojnë kompleksin, duke ndjerë nga afër historinë e familjes Jashari, luftën dhe sakrificën e tyre për atdhe.

Pamje të mahnitshme nga droni të këtij kompleksi historik ka sjellë qytetari Bujar Nimani.

Nga lartë prej dronit është xhiruar në tërësi kompleksi, shtëpitë që janë muze dhe varret e të rënëve në luftë të familjes Jashari.

Për të bërë videon edhe më emocionale, Nimani ka shoqëruar pamjet me këngën “Mora Fjalën”, që i dedikohet komandanti legjendar Adem Jasharit dhe Prekazit.

Lini një Përgjigje