Pamje të rënda nga vendi ku u vra i riu në Ferizaj

Një person i gjinisë mashkullore i moshës 25-30 vjeç është qëlluar me armë zjarri sot në Ferizaj, i njejti ka humbur jetën ka konfirmuar Policia e Kosovës për Gazetën Express

Express ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes nga ku shihet trupi i pajetë i viktimës, si dhe policia në vend të ngjarjes.

Agim Gashi nga policia rajonale e Ferizajt tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë ndërsa policia po merret me rastin.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur rasti. Bëhet fjalë për një gjuajtje me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë sipas mjekut kujdestar, është i moshës 25-30 vjeç, policia po merret me rastin”, tha Gashi.