Pamje tronditëse, fëmijë e të rritur që flenë rrugëve të Greqisë, mediet: Qeveria të gjejë urgjent zgjidhje për emigrantët

Këto imazhe po trondisin Greqinë e vitit 2020, por edhe mbarë botën. Në foto shfaqen emigrantë, që janë kudo, dhe përpiqen mbijetojnë sa më shumë të munnden, duke u bërë kështu “normaliteti i ri” në Greqi.

Fotot e tmerrshme të publikuara nga mediet greke tregojnë fëmijët e vegjël, por edhe të rriturit, që flenë në trotuare, sepse nuk kanë ku të shkojnë tjetër.

Mediet fqinje theksojnë se qeveria duhet të gjejë urgjentisht një zgjidhje për akumulimin e emigrantëve / refugjatëve, jo vetëm në Sheshin Victoria (ku është shkrepur kjo foto), por edhe në sheshe dhe zona të tjera, ku vërehen fenomene të tilla.