Panairi i Punës mbahet sot në Pejë

0
279

Ditën e sotme Peja do të jetë nikoqir i Panairit të Punës, i cili organizohet me qëllim që punëkërkuesit të kenë më të lehtë që të gjejnë një vend pune.

Panairi do të jetë i hapur sot gjatë gjithë ditës dhe do të mbahet në Palestrën Sportive “Karagaqi” në Pejë.Në këtë Panair i cili është duke u organizuar në 7 komuna të Kosovës, punëkërkuesit mund të gjejnë informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, si dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Ndërsa, bizneset dhe organizatat mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë, ku gjatë panairit ato mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë.

Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Pejës dhe Zyra Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Deri më tani, Panairi i Punës është organizuar në Gjakovë dhe në Gjilan, ndërsa do të organizohet edhe në Komunën e Ferizajt, Prizrenit dhe në Mitrovicë./kp/