Panik në Tiranë, era rrëzon depozitën e ujit nga tarraca e pallatit (foto)

0
223

Një stuhi ere përfshiu këtë të diel pjesë të mëdha të vendit duke shkaktuar dëme dëme materiale për shkak të rrëzimit të pemëve. Në Tiranë një sërë pemësh kanë rënë përtokë. Edhe pema e Vitit të Ri e vendosur nga bashkia në qendër të Sheshit Skënderbej u rrëzua shkak të erës së fortë.

Ndërsa në lagjen “Komuna e Parisit” për shkak të erës një depozitë uji ka rënë nga tarraca e një pallati. Fatmirësisht në momentin kur depozita e madhe e ujit ka rënë në trotuar, nuk ka patur kalimtarë aty pranë./LAPSI.al