Para ndeshjes Shqipëri-Francë, mediat më të famshme franceze e çojnë në qiell stadiumin “Air Albania”

Ndeshja Shqipëria – Francë do të luhet sot me fillim nga ora 20:45 ku edhe do bëhet përurimi i stadiumit të ri kombëtar “Air Albania Stadium”.

Për këtë “tempull” kanë shkruar edhe mediat më të njohura franceze duke e lavdëruar tej mase.

Le Parisien shkroi: “Një tapet bari i shkëlqyer në një stadium tërësisht të mbyllur. Dhomat e zhveshjes të denja për standardet e stadiumeve më të bukur të Europës…”

L’Equipe: “Air Albania Stadium shkëlqen me veshjen e vet kuqezi. Me të 22 mijë vendet e tij, stadiumi është shëmbëlltyra e krenarisë së një vendi që pret kampionët e botës…”

Ouest France: “Stadium flakërues me fasadën kuqezi të ngjyrave të Shqipërisë, vizatuar me motive të traditës të inspiruara nga folklori shqiptar…”

Këto shkrime i ka publikuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili i ka përzgjedhur disa nga më të mirat dhe i ka ndarë me qytetarët në llogarinë e tij zyrtre në Facebook./Indeksonline/

Lini një Përgjigje