Para takimit me Mustafën, Kurti sërish mbledhë zyrtarët e lartë të partisë

0
151

Në Lëvizjen Vetëvendosje tashmë kanë nisur takimet krerët e saj. Në zyrat e kësaj partie është parë para pak minutave të hyjë edhe lideri Albin Kurti.

Në zyrat e partisë kanë shkuar edhe zyrtarë tjerë, ndër ta edhe tashmë Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Sot pritet të mbahet edhe takimi i 3-të radhazi mes LDK-së dhe VV-së për të arritur një amrrëveshje qeverisëse.

Ky takim pritet të ndodhë në ora 15: 30 në Kuvendin e Kosovës.

Dje dhe të martën u mbajtën takime nga 4 orë porpa rezultate.

Ndërkohë sot ka përfunduar një afat prej 48 orësh i Presidentit Hashim Thaci, për Vetëvendosjen që të dërgojnë emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.

VV nuk ka dërguar asnjë propozim dhe nuk ka ende një veprim tjetër nga ana e presidentit.